Site icon Telegrafi

Pagëzohet me emrin e prodhuesit të autobusëve

Besohet se djaloshi Olatidebe Dennis Agboola, është foshnja e parë që ka lindur ndonjëherë në ndonjë prej autobusëve të Londrës. Ai ka lindur në pjesën e prapme të autobusit, me numër 394.

Rrëmuja ishte krijuar kur e ëma e tij kishte ndjerë dhimbje të mëdha, ndërsa vozitsja e autobusit, Pauline Jacobs, në këto çaste ishte treguar heroinë e vërtetë.
Ajo shumë shpejt kishte thirrur ndihmën e shpejtë, për të larguar më pas autobusin nga komunikacioni dhe i ka ndihmuar nënës Fatima Lawal – që gjëmonte nga dhimbjet qe e kishin kapluar.

Po ashtu, shoferes i ka ndihmuar edhe një udhëtare 60-vjeçare, derisa kishte arritur ndihma e shpejtë.

Përkundër situatës stresuese, 37-vjeçarja Fatima nuk ishte kapluar nga paniku, pasi që ajo veçmë kishte lindur tre fëmijë.

Dhe, pasi që lindja kishte rezultuar e suksesshme, e ëma e djaloshit vendosi të pagëzonte atë me emrin e prodhuesit të autobusëve, Dennis Brothers Ltd. /Telegrafi/

Exit mobile version