Ceremonia e pagëzimit të një foshnje nuk shkoi mirë, kur priftit i rrëshqiti nga dora foshnja dhe u përplas me fytyrë në fontanën e punuar nga graniti.
Në video shfaqen familjarët përfshirë edhe prindërit e foshnjës duke qëndruar pranë priftit në kishë që po e pagëzonte vogëlushin, transmeton Telegrafi.
Aty shihet se si një grua me kujdes të madh ia jep priftit foshnjën, dhe derisa po e lante me ujë në një moment i rrëshqet foshnja dhe e përplas kokën në fontanë.
Nga frika se foshnja mund të jetë lënduar shumë, menjëherë reagojnë prindërit dhe të afërmit që me shpejtësi e nxjerrin nga uji.
Nuk dihet nëse ky pagëzim ka ndodhur në SHBA, megjithatë duket se foshnja nuk është lënduar pasi në fund të video shihet babai i tij duke qeshur. /Telegrafi/