Për makinat që lëvizin me naftë, të cilat janë më të vjetra se dhjetë vjet, duhet të paguhet 12 euro ekstra po që se duan të hynë në disa zona të Londrës.
Taksa i shtohet ekzistueses prej 25 eurove, që është bërë për të zvogëluar mbingarkesën e trafikut dhe ndotjen e ajrit, transmeton Telegrafi.
Që nga 23 tetori, të gjitha veturat e prodhuara pas vitit 2006, e kanë të ndaluar të hynë në oraret e caktuara pa kryer pagesën.
Kjo vjen pasi ndotja e ajrit në 16 qytete, përfshirë edhe kryeqytetin anglez, është në masë të lartë dhe kërkohet intervenim i shpejtë sa nuk është bërë problem edhe më i madh.
Meqenëse Komisioni Evropian ka paralajmëruar për smog dhe ajër shumë të ndotur, besohet se në të ardhmen makinat me naftë do të detyrohen të paguajnë më shumë. /Telegrafi/