Telegrafi

“Pagesë për siguri në rrugë”: Ja si i reketon mafia ruse, vozitësit serbë!

Mafiozët rusë u ofrojnë “mbrojtje” vozitësve të kamionëve nga ky vend, ndërkaq atyre nga Serbia u japin “lirim” për shkak se i kanë “vëllezër”.

Kështu e komentojnë mediat serbe fenomenin e reketimit të vozitësve të kamionëve nga Serbia që shkojnë në Rusi nga mafiozët rusë, transmeton Telegrafi.

“Një xhip ma preu rrugën. Nga aty dolën tre veta dhe kërkuan të paguaja 100 euro për të më lejuar kalimin nëpër zonën e Volggrad. Fillova të argumentoj se kjo është shumë, por as që më morën parasysh. Më në fund, pasi u thash se jam nga Serbia, më lejuan të paguajë shumën 70 euro. Ata më dhanë një kartëvizitë me anë të së cilës për një muaj mund të kaloja nëpër të njëjtën zonë”, përcjellin mediat serbe rrëfimin e një vozitësi serb.

Sipas tij, reketi arrin prej 20 deri në 300 euro për kalim të sigurt, ose siç e quajnë mafiozët rusë “rrugë të qetë”.

“Në rast se paguani, mafiozët ju mbrojnë derisa jeni në territorin e tyre. Në të kundërtën, nëse nuk paguani, ata ua dëmtojnë veturën ose ju rrahin”, ka rrëfyer më tej vozitësi.

Vozitësi është ankuar edhe tek policia lokale, por sipas tij, as ata nuk mund të bëjnë asgjë, sepse kjo është “jeta e përditshme në Volggrad”.

Një situatë e ngjashme, sipas përvojës së tij është edhe në rajonin e Moskës, si dhe në disa pjesë tjera, dhe çdo gjë që ndodh në mes të ditës. /Telegrafi/