Telegrafi

Pagesat e Real Madridit për Jude Bellingham do të shkojnë deri në 250 milionë euro

Jude Bellingham nënshkroi një kontratë gjashtëvjeçare me Real Madridin, ku kaloi nga Borussia Dortmund për 103 milionë euro, ndërsa 30.9 milionë të tjera do të jenë në formë bonusesh.

Nëse plotëson pjesën e nevojshme për t’u aktivizuar bonuset, anglezi do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në historinë e Real Madridit, duke kaluar Eden Hazard, që u ble katër vite më parë nga Chelsea për 115 milionë euro.

Kur atyre 133.9 milionë euro kompensim i shtohen edhe 20 milionë euro pagë për secilin nga gjashtë vitet e kontratës së Bellingham me Real Madridin, ka gjasa që pagesat për anglezin të shkojnë mbi 250 milionë euro në total, shkruan AS.

Lexo po ashtu Kroos paralajmëron Bellinghamin: Ishte edhe një që erdhi në Real Madrid për 100 milionë euro

Bellingham është shumë i ri, por ka hyrë në radhët e lojtarëve më të paguar të klubit mbretëror.

Pas largimit të Eden Hazard dhe Karim Benzema, më të paguarit janë tashmë Jude Bellingham, Toni Kroos, David Alaba, Luka Modric, Vinicius Vinicius dhe Thibaut Courtois./Telegrafi/