Telegrafi

Pagesa vjetore e Steve Jobs = 1 $

Në raportin e vet të dërguar tek organizmat rregullator, Apple ka publikuar se kryeshefit të saj ekzekutiv, Steve Jobs, edhe për vitin e kaluar i është paguar pagesa e tij standarde në shumë prej 1 dollari.

Në fakt, Jobs e merr pagën e njëjtë qysh prej vitit 1997, kur ishte kthyer sërish në Apple. Mirëpo, ai është larg prej të qenit fukara, kur kihet parasysh se ai aktualisht është pronar i rreth 5.5 milionë aksioneve të kompanisë Apple.

Gjatë vitit 2010 çmimi i aksioneve të Apple është rritur për 50 për qind, në afro 336 dollarë, kështu që vlera aktuale e aksioneve nën pronësi të Jobs janë rreth 1.85 miliardë dollarë. /Telegrafi/