Shqipëria është pjesë e sistemit evropian te pagesave në euro. Pranimi në sistemin e quajtur SEPA nuk është në lajm i mirë vetëm për bizneset, por edhe për qytetarët dhe ekonominë vendase.
Përmes SEPA-s qytetarët do të kryejnë pagesa dhe transfere parash me një komision që kushton shumë herë më pak.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, thotë se pjesëmarrja e Shqipërisë në SEPA shënon një moment historik për ekonominë tonë.
“Pranimi në sistemin SEPA do të bëj një kursim të mëtejshëm të kostove të transfertave të qytetarëve dhe bizneseve shqiptare. Do të jetë 5 herë më e ulët nga aktualja dhe koha e transfertës do të jetë brenda ditës . Pra Shqipëria me pranimin në SEPA do të ketë të njëjtën kohë procesimi të pagesave njëlloj si të gjithë vendet anëtare të BE-së pra do të kryhen brenda ditës, ndërkohë që komisionet do të jenë minimale për qytetarët dhe bizneset”, shpjegon Sejko për Top Channel.
Shqipëria është vendi i parë në rajon që është bërë pjesë e sistemit SEPA.
Që në vitin e parë të implemetimit të këtij sistemit qytetarët shqiptarët pritët të kursejnë miliona euro. Guvernatori Sejko thotë se ky sistem gjithashtu do të nxisë dhe formalizmin e ekonomisë. Pasi Transaksionet me një kosto me të ulët dhe në një kohë rekord do të nxisë qytetarët kryejnë pagesa nëpërmjet sistemit bankar duke eliminuar kështu pagesat dhe transferet me para në dorë.
“Vitin e parë pritet që qytetarët e parë të kursejnë 20 mln euro . Kjo është në varësi të kohës së përfshirjes së gjithë bankave në sistemin SEPA dhe kursimi pastaj për më tej do të jetë në mënyrë progresive në rritje disa miliona euro për qytetarët dhe bizneset shqiptare. Përtej kursimit dhe avantazhit që do të ketë ekonomia ne na ndihmon shumë si institucione ligjzbatuese për të luftuar informalitetin evazionin si dhe për të rritur transkasionet bankare”.
Një sistem të tillë të ngjashëm Banka e Shqipërisë e ka implementuar në vitin 2022, nga KY sistem i brendshëm, AIPS në euro shqiptarët për dy vite kursyen 97 milion euro, por me sistemin SEPA pritet që kursimi të jetë shumë herë më i lart se kaq, sepse shumica e bizneseve shqiptare punojnë më monedhën euro.