Sino-Europe Sports do të depozitojnë 320 milionë euro për Milanin në javën e ardhshme.
Kompania kineze është në proces së blerjes së Milanit nga presidenti Silvio Berlusconi.
Është pritur që kompania ta blejë klubin në fund të vitit 2016, por data e fundit është vënë 3 marsi dhe sipas Corriere della Sera, pagesa do të jetë 320 milionë.
Berlusconi pritet t’i tubojë edhe aksionarët e tjerë për tu treguar për shitjen.
Kjo marrëveshje nuk i ka shkaktuar pak probleme klubit pasi në dy afatet e fundit Milani ka marr lojtarë vetëm në huazim pa bërë blerje. /Telegrafi /