Më shumë se 3,600.000 euro mesatarisht në vit fiton ndërmarrja për rrugë shtetërore. Edhe pse në Maqedoni është e ndaluar me ligj që taksat rrugore të paguhen në euro, një gjë e tillë është e mirëseardhur në çdo pikë pagesore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përveç asaj që pikat pagesore pranojnë euro, ajë që bie në sy është edhe dallimi i madh në çmimet për ata që vendosin të paguajnë me denarë dhe atyre që paguajnë me euro.
Mbetet pikëpyetje e madhe se ku shkojnë ato para që mbeten nga pagesa në euro dhe si mundet që pagesa të bëhet në euro kur dihet se një gjë e tillë është e lejuar vetëm me denarë?
Për ish drejtorin e ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë” Vullnet Palloshi, një pagesë e tillë me dallime në çmim nuk duhet të ndodh.
Pegesa e taksave rrugore në euro sjell fitim të madh në vit për Ndërmarrjen e Rrugëve Shtetërore. Nga atje për Deutche Welle thonë se në vitin 2015 janë mbledhur 3 milionë e 695 mijë e 174 euro, ndërsa vitin e kaluar është mbledhur shumë e ngjashme prej 3 milionë e 604 mijë e 161 euro./Telegrafi/