Site icon Telegrafi

Pagesa me celularë nga LG

Me sistemin e vet LG fillimisht vë në shënjestër në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat në vendet e pagesës do të mund të vendosnin zgjidhje të cilat përfshijnë NFC (Near Field Communication) dhe kompjuterizim në re (cloud).

Procesorët NFC përherë e më shume po integrohen në telefonat e mençur dhe kompjuterë tablet, e përdoruesve u mundëson blerjen e mallrave në atë mënyrë që me pajisjen e tyre të kalojnë në afërsi të lexuesit përkatës.

Tani për tani në LG nuk kanë dashur të publikojnë më shumë informata për zgjidhjet e veta lidhur me procesorët NFC dhe sistemet për pagesë.

Sistemi i LG-së aktualisht është fazën e testimit eksperimental, e plani është që të fillojë me punë në Evropë më 2012. /Telegrafi/

Exit mobile version