Telegrafi

Pagesa e tatimeve është një investim afatgjatë

Këto komente ministri Zharku i bëri në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve tatimpaguesve më të mëdhenj të Kosovës organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.

“Për ne nuk është me rendësi madhësia e një biznesi apo shuma e tatimeve që ai paguan shtetit, por është performanca ligjore e atij biznesi. Ju që sot shpërbleheni jam i sigurt që i plotësoni këto dy kushte themelore jeni edhe me të mëdhenjtë por edhe më të mirët”, theksoi Zharku.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se shteti i ri i Kosovës ka shume sfida përpara për tu rreshtuar në botën bashkëkohore perëndimore.

Lekë Musa, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë tha se qeveria duhet të sigurojë që të hyrat e paguara nga qytetari kosovar të shndërrohen në rritje ekonomike dhe zhvillim ekonomik për qytetarë.

“Tatimpaguesit të cilët shpërblehen sot, paguajnë 13 milion euro tatime dhe punësojnë gati 2.000 punëtorë. Këto 12 kompani kanë gati 131 milion euro qarkullim”, tha kryetari Musa. /Telegrafi/