Në një kohë kur një pjesë e mirë e personave aktivë për punë në qytetin e Gjirokastrës janë larguar në vende të Bashkimit Evropian.
Në këtë qytet kanë nisur të vijnë punëtorë të huaj për të përmbushur kërkesat e subjekteve që operojnë në fusha të ndryshme.
Kamera e A2 CNN ka vizitua katër shtetas indianë që kanë nisur të punojnë në një punishte të përpunimit të gurit.
Administratorja e firmës shprehet se nevoja përkrah pune dhe pamundësia për ta siguruar në vend e ka detyruar të kërkojë të punësojë punëtorë të huaj.
Edhe pse të rinj në moshë shtetas indianë shprehen se ndihen mirë në Shqipëri duke vlerësuar që nga paga e deri te mikpritja e popullit shqiptar.
Sipas statistikave zyrtare, nga zyra e punës në Gjirokastër deri tani janë regjistruar më tepër se 100 persona të huaj, kryesisht indianë, të punësuar në ndërmarrjet e ndërtimit dhe të prodhimit të ushqimeve.