Drejtoria për të ardhura publike (DAP) me kohë i ka ndërmarrë të gjitha kompetencat ligjore që i ka në pjesën e pagesës së detyrueshme – vërejtje, vendime, bllokada,…. që punëdhënësit me kohë t’ua paguajnë rrogën personave të punësuar, informoi sot drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska.
“Obligim për përllogaritje për pagën për janar 2023 kanë pasur gjithsej 69.235 punëdhënës për 534.282 persona të punësuar me afat ligjor për pagesë deri më 15 shkurt. Prej tyre, përfundimisht deri më 23 shkurt përllogaritjen e paguan 55.328 punëdhënës për 518.443 persona të punësuar. përllogaritjen nuk e paguan 8.144 punëdhënës për 23.965 persona të punësuar, përderisa 5.763 punëdhënës për 11.974 të punësuar ende nuk kanë parashtruar përllogaritje”, tha Llukarevska në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp.
Për muajin dhjetor 2022, siç tha, obligim për përllogaritje kanë pasur gjithsej 69.418 punëdhënës për 555.847 të punësuar me afat ligji të pagesës deri më 16 shkurt 2023.
Prej tyre, përfundimisht me 23 shkurtin të këtij viti përllogaritjen e paguan 61.968 punëdhënës për 543.155 të punësuar, ndërsa nuk e kanë paguar 2.565 punëdhënës për 5.447 të punësuar, përderisa 4.885 punëdhënës për 7.245 persona të punësuar ende nuk kanë parashtruar përllogaritje për muajin dhjetor.