Telegrafi

Pagat ndikuan në rritjen e çmimeve

Ne vend të pagave, po rriten çmimet e artikujve bazë në Kosovë. Sipas ekspertit të Ekonomisë, Lumir Abdixhiku, qytetarëve po i bëhet kjo për shkak të rritjes së pagave, premtimit ende të pa realizuar nga fushata zgjedhore.

“Ka disa arsye pse janë rritur çmimet. E para ndërlidhet drejtpërsëdrejti me rritjen e pagave të mësimdhënësit dhe shërbyesit civil. U rrit paga jashtë produktivitetit pra kur e kemi rritë pagat për 35 për qind derisa produktiviteti është rritur për 4.6 për qind sa është rritja e GDP”, tha ai.

Abdixhiku nuk e sheh alternativ aspak të mirë rritjen e TVSH, përkundrazi .Thotë se kjo duhet të ulët.
Ndërsa Selim Thaçi nga departamenti i makroekonomisë në MEF, tha se buxheti i Kosovës nuk ka aspak interes prej rritjes së çmimeve të artikujve bazë. Por, kjo rritje e çmimeve nuk është pasoj e TVSH-ës sepse TVSH-ja ende është 16 për qind por është rritur çmimi i importit.

E derisa pagat nuk po rriten, dhe standardi i këtij vendi po shtrenjtohet, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës Haxhi Arifi tha se për të reaguar po presin mos po vazhdojnë të rriten pa kontroll këto çmime. “Gjithmonë e kemi pas dialogun në tavolinë si pikë e parë por edhe protestat edhe grevat nëse vërtet do ti bëjmë do ti bëjmë shumë shpejt”, u shpreh ai.

Ndryshe në Kosovë ka pasur ngritje të theksuar të çmimeve të sheqerit nga 90 në 1 euro e 10 cent ndërsa ai i bukës ka arritur 45 cent me mundësinë e shtrenjtimit të ri deri në 60 cent. /Radio Dukagjini/Telegrafi/