Telegrafi

Pagat “me rritje” tek pas 1 prillit

Nëse konsumohen afatet kohore për formimin e institucioneve bazuar në Kushtetutën e vendit, atëherë miratimi i buxhetit mund të shtyhet deri në muajin prill, shkruan Koha Ditore.

Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave thonë se pas konstituimit, Kuvendi e ka mundësinë e nxjerrjes së një vendimi të posaçëm për miratimin e përshpejtuar të buxhetit si dhe nxjerrjes nga situata ligjet aktuale nuk e përcaktojnë mënyrën e shpenzimeve të parasë publike pas 31 marsit.

Ndërkohë nga BSPK-ja thonë se qelës kryesor për rritjen e pagave është miratimi i buxhetit. Sipas njohësve të procedurave parlamentare, Kushtetuta e vendit lejon zbrazëti të tilla që shteti të mund të mbetet për një kohë të gjatë pa miratim të buxhetit dhe kjo të ndikojë drejtpërdrejti edhe në edhe në vetë funksionimin ekonomik të vendit. /Telegrafi/