Telegrafi

Pagat me rritje të martën

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë për gazetën “Epoka e Re”, se kjo ministri i ka bërë të gjitha përgatitjet që nga sot të filloi ekzekutimi i të gjitha llojeve të pagesave nga Buxheti i Kosovës.

“Ministria e Financave i ka bërë të gjitha përgatitjet e mundshme. Besoj se pagat me rritje për punëtorët e sektorit publik, do të lëshohen nga dita e martë”, ka thënë Hamza. /Telegrafi/