Telegrafi

Pagat me rritje pas miratimit të buxhetit

Arifi tha se Qeveria ka bërë të ditur se ngritja e pagave do të pasojë në mënyrë retroaktive nga janari, pas miratimit të ligjit për buxhetin.

Sipas kësaj del se ngritje pagash nuk do të ketë as për muajin shkurt. Arifi tërheq vërejtjen se në rast të mos realizimit të premtimeve, BSPK do të ndërmarrë hapa tjerë. “Ne do t’i shfrytëzojmë sipas statutit ose Kushtetutës të Bashkimit të Sindikatave edhe hapat tjerë”, theksoi kryetari i BSPK-së.

Arifi ka rikujtuar se nuk ka pasur marrëveshje me Qeverinë për afatin se kur duhet të merren pagat me ngritje, ndërsa ka shtuar se rreth 76 mijë shërbyes civil do të marrin pagat e tyre me rritje në mënyrë retroaktive pas miratimit të buxhetit. /Telegrafi/