Site icon Telegrafi

Pagat e të punësuarve në kopshtet për fëmijë të Maqedonisë rriten për 2 për qind

Në seancën e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë miratoi informacionin për rritje të koeficientëve të kompleksitetit të punëve në kopshtet e fëmijëve, me çka paga e muajit shtator, e cila pranohet në tetor do të rritet për 2 për qind, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me propozim të Ministrisë për punë dhe politikë sociale, Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për rritje të koeficientëve të kompleksitetit të punëve në institucionet publike për fëmijë – kopshtet e fëmijëve. Me këtë vendim, duke filluar nga shtatori i vitit 2017, do tv rritet në mënyrë lineare për 2 për qind. Mjetet për këtë qëllim janë siguruar në Buxhetin për vitin 2017”, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë./Telegrafi/

Exit mobile version