Telegrafi

Pagat e administratës rriten për 20 për qind

Kostoja e rritjes së pagave nga ana e qeverisë së Kosovës do të jetë rreth 20 milion euro në vit.

Aktualisht, në Kosovë janë të punësuar në administratë mbi 70 mijë persona ndërsa paga e tyre bruto është 205 euro, ndërsa ata marrin pagë neto në shumën prej 187 euro.

Qeveria e Kosovës dha premtim për të rritur pagat e administratës, pas kërcënimit të tyre për grevë. Rritja e pagave pritet të fillojë nga viti i ardhshëm.