Telegrafi

Pagat dolën me rritje

Zëvendëskryeministri në largim Hajredin Kuqi ka konfirmuar daljen rrogave me rritje, gjatë një bisede për RTK-në.

Kuqi ka pranuar gjatë bisedës se kanë pasur presion të madh ndërkombëtar se sa është publikuar në media për mos rritjen e pagave.

Pagat do të rritet për 50 për qind për punëtorët e arsimit, policinë 40 për qind, zyrtarët doganorë 30 për qind rritje do të kenë edhe shërbyesit civil dhe minatorët. /Telegrafi/