Nuk do të jetë vetëvozitëse, ngase Pagani i konsideron këto makina si lodra
Horacio Pagani ka bërë të ditur për mediat në Argjentinë, se kompani është duke punuar për një hipermakinë tërësisht elektrike, që do të lansohet deri më 2015, transmeton Telegrafi.
Ekipi prej 20 ekspertësh, janë duke punuar në makinën e parë elektrike të këtij prodhuesi, që do të rivalizojë me Rimac dhe McLaren.
Por, deri atëherë, Pagani do të prodhojë edhe modelet me djegie të brendshme, ndërsa konsideron se brenda shtatë vitesh, kërkesa për to do të bie në masë të madhe.
Meqenëse prodhon vetëm nga një veturë në të njëjtën kohë, pritet që krahas hiperveturave që lëvizin me bateri, të punohet edhe pasardhësit e Huayra. Në këtë formë, Pagani po bën përpjekje që të jetë në trend me prodhuesit tjerë, që tashmë i kanë lansuar apo i kanë gati ME-të.
Por, nuk mund të presim se do të lansojë ndonjë makinë vetëvozitëse. Pagani ka hedhur poshtë pretendimet për një veturë me autopilot, pasi këto i konsideron si lodra, me pretendimin se vetura është për tu vozitur. Asnjëherë nuk ndryshon Pagani, asnjëherë. /Telegrafi/