Site icon Telegrafi

Pagani braktisë studimet për vetura elektrike – fokusohen tek ndërtimi i super veturave me motor V12

Pagani kishte filluar studimin dhe zhvillimin e një veture elektrike në vitin 2018. Megjithatë, sot, katër vite më vonë kjo kompani bëri të ditur se do t’i braktisin përpjekjet e tyre për ndërtimin e një veture të tillë.

Ky lajm u bë i ditur gjatë muajit të shkuar nga vetë pronari Horacio Pagani gjatë shfaqjes së veturave në Monza të Milan në Itali gjatë muajit të shkuar.

Motor 1 shkruan se nga studimi i bërë, Pagani zbuloi se super vetura e saj elektrike kërkon një bateri prej 600 kilogramësh, për të cilën thuhet se peshon sa gjysma e peshës totale të Huyara R, e cila ka peshë prej 1,070 kilogramësh, transmeton Telegrafi.

Sipas Horacio, veturat elektrike kanë peshë shumë më të madhe nga ajo që kërkohet për t’u bërë super vetura, dhe gjithashtu u mungon edhe emocioni i ngasjes.

Horacio i cili kishte blerë Tesla në mënyrë që t’i kuptonte më mirë konceptet e veturave elektrike, beson se super vetura elektrike duhet të posedoj më shumë se performanca e pastër, e cila sot mund të arrihet lehtë.

Për shembull Kia EV6 GT ka 577 kuaj fuqi (430 kilovat) dhe shpejtësinë deri në 100 kilometra për orë mund ta arrijë për 3.5 sekonda, njëjtë sikurse super veturat. Horacio tha se sfida kryesore është që vetura elektrike të jep emocionet sikurse vetura normale me gaz. Kjo në fakt nuk mund të ndodhë përderisa bateritë e veturave elektrike peshojnë aq shumë.

Horacio thotë se ëndërron që të ndërtojë vetura elektrike që kanë peshë prej 1,300 kilogramëve, por ndër të tjera tha se kjo nuk është e mundshme. Pagani do të vazhdojë që të ndërtojë super vetura me motor V12 të cilat burimin e kanë nga Mercedez-Benz.

Nga kompania bënë të ditur se ata do t’i përdorin motorët V12 nga Mercedez-Benz deri në vitin 2026, dhe se ky lloj motori do t’i jap fuqi veturës së re Pagani C10, model i cili debutimin do ta ketë në muajin shtator. /Telegrafi/

Exit mobile version