Site icon Telegrafi

Paganët më të vjetër në planet (Video)

Shumë prej tyre kanë përqafuar ortodoksizmin rus, por po aq i kanë rezistuar dhe kanë ruajtur ende paganizmin e tyre.

Bëhet fjalë për popullin Mari El, një pakicë etnike në Federatën Ruse që edhe sot e kësaj dite magjeps vizitorët me traditat dhe praktikën fetare që ndjek.

Ata jetojnë në zonat me lumenjve Vollga dhe Kama dhe për ta natyra është e shenjtë.

Marit praktikojnë një besim pagan që i lidh ngushtë me natyrën. Ata besojnë se natyra në mënyrë të magjishme shtrin ndikimin e saj tek njerëzit dhe për ta ajo është e shenjtë, jashtë së cilës njerëzimi nuk mund të ekzistojë. Natyra shërben si një burim absolut i së mirës dhe gjithmonë ndihmon njeriun përsa kohë ky i fundit nuk e dëmton atë.

Pjesëtarët e këtij populli e urrejnë modernizimin, por ndër vite kanë përqafuar pjesë të tij megjithëse me vështirësi. E në këtë këndvështrim dhe marrja e filmimeve apo fotove nga traditat e tyre është e vështirë, por në këtë mision ja ka dalë mbanë fotografi japonez Ikuru Kaëajima, i cili jetoi mes këtij komuniteti për plot një vit. /Top Channel/

https://youtu.be/ecIYZ70DDOM

Exit mobile version