Telegrafi

Paga minimale për vitin 2011 do të jetë 170 euro

Pavarësisht kundërshtimeve të sindikatave, të cilat kërkuan që kjo pagë të jetë 250 euro, përfaqësuesit e punëdhënësve dhe të Qeverisë u pajtuan që paga minimale të jetë 170 euro.

Në këtë takim të KES-it, u vlerësua se kjo është shumë e arsyeshme për rrethanat në Kosovë. Ndërkohë propozimi tani i përcillet kryeministrit dhe Qeverisë për miratim. /Telegrafi/