Telegrafi

Paga minimale 170 euro

Në takimin e organizuar në Odën Ekonomike të Kosovës përfaqësuesit e komunitetit të biznesit janë informuar se me Ligjin e Punës, i cili ka hyre ne fuqi me 16 dhjetor te vitit 2010, ne nenin 57, është paraparë Paga Minimale.

“Konform këtij Ligji si faktor baze për llogaritjen e Pagës Minimale janë paraparë: kostoja e shpenzimeve jetësore ( shporta e konsumit ), përqindja e shkalles se papunësisë, gjendja e përgjithshme ne tregun e punës, dhe shkalla e konkurrencës dhe produktivitetit ne vend”, tha Zineta Daci, këshilltare e kryetarit të OEK-ut.

Ajo theksoi se Oda Ekonomike e Kosovës, e cila përfaqëson interesat e punëdhënësve, si partner ne dialogun social, se bashku me Qeverinë e Kosovës dhe sindikatat, duke pasur parasysh, punëdhënësit, do te kanë barrën kryesore ne aplikimin e vendimeve te Qeverise, ka vendosur, qe te diskutohet rreth kësaj çështjeje dhe te propozohet sa do te jetë paga minimale ne Kosove, për vitin 2011.

“Ky propozim duhet te jetë i pranueshëm dhe i aplikueshëm, se pari për juve e pastaj edhe për Qeverinë e Kosovës. Si përfaqësuesi i juaj, jemi te vetëdijshëm me çfarë vështirësi po ballafaqoheni gjate procesit te afarizmit, por, jemi zotuar te gjithë, qe do te ndërtojmë një shtet ku do te sundoje dhe do te respektohet ligji”, u shpreh Daci.

Duke informuar të pranishmit se propozimi i sindikatave, ishte, qe paga minimale te jetë 250 euro në muaj, ajo tha se si përfaqësuese e Odës ishte kundër këtij propozimi, duke insistuar se duhet ndarë dëshirat prej mundësive, prej gjendjes reale.

Punëdhënësit janë akorduar qe paga minimale ne Kosove te jete 170 euro. /Telegrafi/