Site icon Telegrafi

Paga mesatare neto në muajin prill ka qenë mbi 41 mijë denarë

Paga mesatare mujore neto e paguar për të punësuarit në prill të 2024 është 41.085 denarë (667 euro) dhe është 13,7 për qind më e lartë se në muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët e Arsimit me 21,8 për qind, Bujqësisë, Pylltarisë dhe Peshkimit me 18,6 për qind dhe Informacionit dhe Komunikimit me 18 për qind.

Rritje e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me muajin paraardhës, është shënuar në sektorët Bujqësi, Pylltari dhe Peshkim me 6.3 për qind, Informacion dhe Komunikim me 5.7 dhe Transport e Depo me 4.9 për qind.

Exit mobile version