Telegrafi

Paga mesatare në Slloveni 965 euro

Në nivel vjetor paga mesatare është rritur për 4.4 për qind, lajmëroi Enti shtetëror për statistikë.

Paga mesatare bruto në qershor arrinte 1.491.57 euro që paraqet rritje prej 1.1 për qind krahasuar me muajin maj dhe për 4,4 për qind krahasuar me muajin qershor të vitit të kaluar.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti sllovenët e punësuar në mesatare kanë marrë pagë prej 952.73 euro.

Që është për 3.9 për qind më shumë se periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, përderisa pagesa mesatare bruto është rritur për katër për qind në 1.471.47 euro. /Makfaks/Telegrafi/