Joao Felix është një lojtar i Chelsea, pasi portugezi ka nënshkruar për blutë deri në fund të qershorit si huazim nga Atletico Madridi.
Bashkëpronari Todd Boehly ka paguar një tarifë huazimi prej 11 milionë eurosh për asin portugez, sipas Sky Sports.
Klubi nga Londra Perëndimore do të paguajë gjithashtu të gjithë pagën e Felix. Ai do të fitojë një shumë tërheqëse prej mbi 280 mijë euro në javë, pra mbi 1 milion në muaj.
The time is now! 👊
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 11, 2023
Chelsea ka mposhtur Arsenalin dhe Manchester Unitedin në garën për Felix. Chelsea megjithatë, nuk ka mundësi blerjeje, ndërsa lojtari do të barttë numrin 11.
Lojtari gjithashtu zgjati kontratën me Atletico Madridin deri në vitin 2027 përpara se të largohej në huazim.
Joao Felix ka bërë 131 paraqitje për Atletico Madrid që nga transferimi i tij në kryeqytetin spanjoll në vitin 2019.
#️⃣1️⃣1️⃣ pic.twitter.com/Hv052iTbgg
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 11, 2023
Ai shënoi 34 gola dhe dha 18 asistime për Los Rojiblancos. /Telegrafi/