Telegrafi

Paga e Skender Hysenit, e njëjtë si e zëvendësministrit

Qeveria e Kosovës ka rregulluar sot çështjen e pagës së koordinatorit shtetëror në dialogun me Serbinë, e që do të jetë e njëjtë me pagën e zëvendësministrit, prej 1,270 euro.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës tha se kjo është rregulluar duke u bazuar në praktikat e mëhershme.

Ai tha me këtë ndryshim të vendimit të Qeverisë së Kosovës ndihmësit dhe asistentët e përkohshëm profesional të koordinatorit për dialogun me Serbinë do të kompensohen ngjashëm me pozitën e asistentit të kryeministrit.

Koordinatori në dialogun me Serbinë me këtë ndryshim vendimi të Qeverisë mund të angazhojë edhe ekspertë të përkohshëm, raporton Telegrafi.

Ndryshe, aktualisht koordinator shtetëror në dialogun me Serbinë është Skender Hyseni. /Telegrafi/