Mohamed Salah ende nuk e ka nënshkruar kontratën e re te Liverpooli dhe bisedimet sa shkojnë e vështirësohen.
Super ylli egjiptian i ka bërë me dije tashmë klubit kërkesat e tij, mirëpo janë vështirë të arritshme.
Sipas asaj që raporton Daily Star, Salah po kërkon plotë 480 mijë euro në javë, për të firmosur marrëveshjen e re.
The Reds nuk pajtohen me këtë shumë, andaj po tentojnë që të ulin kërkesën e egjiptianit dhe të nënshkruajnë sa më parë kontratën.
Real Madridi thuhet se po synon transferimin e tij, në rast se Kylian Mbappe bindet nga Paris Saint-Germain që të qëndrojë në Parkun e Princave.
Kjo nuk ndalet me kaq, pasi nëse francezi e kompleton kalimin te Los Blancos, parisienët do të hidhen në sulm për shërbimet e tij. /Telegrafi/