Telegrafi

I pafajshmi që u burgos për 30 vjet, dëmshpërblehet me vetëm 75 dollarë (Foto)

Lawrence McKinney nga Tennessee e Shteteve të Bashkuara, është burri i pafajshëm që e ka kaluar gjysmën e jetës në burg, megjithëse nuk e ka kryer asnjë krim.

Në vitin 1978 atë e kishin akuzuar gabimisht për dhunim dhe plaçkitje, duke e dënuar me 115 vjet qëndrim prapa grilash, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, hulumtimi me anë të testit ADN ka gjetur se 60-vjeçari nuk ishte përfshirë në krimin e pretenduar dhe përfundimisht është lënë i lirë. Pasi është liruar, atij i janë dhënë vetëm 75 dollarë si dëmshpërblim.

Lawrence McKinney u burgos për 30 vjet, pa kryer asnjë krim

“Më nuk kam jetë, gjithçka më është mohuar deri tani”, ka thënë McKinney.

Megjithëse po kërkon mbi një milion dollarë dëmshpërblim, deri më tani janë zhvilluar dy seanca dëgjimore dhe nuk i është aprovuar kërkesa.

E tëra që mund të bëjë i moshuari, është të ankohet te guvernatori i shtetit, i cili ka kompetencë në iniciojë rifillimin e gjykimit. /Telegrafi/