Telegrafi

I paduruar, G4shi publikon fragmente të këngës në bashkëpunim me Ledrin

“Guri i rëndë peshon në vend të vet”.

Pas Rita Orës, edhe një reper shqiptar që bën karrierë po vjen me një këngë kushtuar Kosovës.

Bëhet fjalë për Gashin, së shpejti pritet të publikojë një këngë ku për të cilën ka bashkëpunuar me Ledri Vulën. “That’s mine”, titullohet kënga dhe pritet të jetë para publikut më 20 dhjetor të këtij viti.

Megjithatë, këngëtari duket se mezi po pret të vij data e lartcekur dhe ka treguar pa durim, sa që një fragment të shkurtët të këngës e ka publikuar në llogarinë personale të Instagramit.

Videon ai e nis me një rrëfim ku tregon se kthimi në Kosovë nuk është i njëjtë me atë kur ishte fëmijë.

“Është si çmenduri për mua sepse kur kthehem në Kosovë, nuk është ndjenja e dikurshme sepse nuk më ka mbetur asnjë anëtar i familjes këtu. Gjyshi, gjyshja ime dhe një pjesë e madhe e familjes sime janë shpërngulur ose nuk flas me ta. Ky ishte vendi ku vija gjatë verës dhe përjetoja ndjenjën e të pasurit familje”, tha Gashi në gjuhën angleze.

Ndryshe, reperi do të sjell edhe këngë të tjera gjatë vitit të ardhshëm kalendarik. /Telegrafi/