Site icon Telegrafi

Paditi burrin për mospërmbushje të obligimeve martesore

Gruaja, identiteti i së cilës nuk u bë publik, tha se bashkëshorti i saj në katër muajt e parë të martesës së lidhur më 2008, nuk fjeti me të, derisa më vonë ajo kuptoi se ai kishte probleme me ereksion.

Gazetat arabe duke cituar dokumentet e gjykatës shkruajnë se gruaja ankohet se bashkëshorti i saj nuk ka përmbushur nevojat e saj dhe ajo tash kërkon dëmshpërblim për vuajtjen shpirtërore.

“Duke pasur parasysh vlerat konzervative arabe dhe pozitën e gruas në shoqëri, nuk kam bërë shumë zhurmë. Jam përpjekur të adaptohem me lutje tek Zoti për t’i përmirësuar gjërat”, tha gruaja. /Telegrafi/

 

Exit mobile version