Site icon Telegrafi

Paditet zyrtari i MPB-së, Spasovski: Nuk do të lejojmë rrezikim të hetimeve (Video)

MPB-ja ka ngritur padi penale ndaj këshilltarit të ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, D.S. për shkak të dhënies së informatave sekrete personit i cili ishte nën hetimin e policisë. Sipas MPB-së këshilltari i arrestuar i ka tejkaluar kompetencat e tij duke siguruar informata dhe duke ia përcjell personit i cili ishte nën hetim të MPB-së.

Zyrtari i policisë është takuar me personin i cili ishte ndër hetime dhe e ka paralajmëruar se policia i përgjon numrat e tij të telefonit dhe se kundrejt tij është marrë masa e ndjekjes.

Ai gjithashtu e ka paralajmëruar që të ndaloj ta bëjë atë që bën dhe të jetë i kujdesshëm sepse gjatë ditëve të ardhshme mund të ashpërsohen masat e ndjekjes.

Ministri Oliver Spasovski sot në konferencë për shtyp tha se së shpejti në procedurë të përcaktuar ligjore, dyshimi do të konfirmohet ose do të hidhet poshtë dhe se MPB nuk do të lejojë rrezikim të hetimeve./Telegrafi/

Exit mobile version