Telegrafi

Paditet Vlladimir Taleski, kryetari i Komunës së Manastirit

Policia e Manastirit ka dalë me dëshmi të reja kundër kryetarit aktual të Manastirit, Vlladimir Taleski për punë të paligjshme.

Me urdhër të Prokurorisë në Manastir, MPB ka përgatitur një raport të veçantë lidhur me transportin e organizuar të nxënësve në qytet ku të përfshirë janë gjashtë vetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Taleski si kryetar i komunës është i dyshuar se ka nënshkruar dy kontrata të dëmshme për prokurim publik dhe kështu të dyshuarit kanë shkaktuar dëm në buxhetin komunal mbi 4 milionë denarë.

Përndryshe, edhe PSP-ja ka ngritur procedurë kundër kryetarit të Manastirit me emrin “Transporter”, po ashtu për transportin e nxënësve./Telegrafi/