Një trajner personal nga qyteti Rockland, ka paditur aktorin Sylvester Stallone me akuzën se ia ka vjedhur idenë për një shfaqje televizive.
Sipas Rob Fletcher, ylli i filmit “Rocky” ia ka vjedhur idenë për shfaqjen e quajtur America’s Next Great Trainer.
Rreth vitit 2009, Stallone kishte formuluar idenë për America’s Next Great Trainer, të cilën e kishte parashikuar si një konkurs në të cilin gjashtë nga dhjetë konkurrentë do të ishin partnerë me trajnerët personal.
Ekipet do të konkurronin në një shumëllojshmëri të kategorive dhe nga një ekip do të eliminohej çdo javë, raporton NBC News, transmeton KosovaPress.
Në vitin 2015, Fletcher e kishte kuptuar përmes njërit prej shokëve të tij që shfaqja e aktorit ishte e ngjashme me idenë e tij.
“Unë po mundohesha të gjeja ndonjë ndryshim tek shfaqja, pastaj më vonë thashë: “Në rregull, ai po bën emisionin tim”, tha ai.