Ngjarja ndodhi në fshatin Zvezdë të Korçës, ku drejtuesi i mjetit Niko Themelko, banues në lagjen nr. 1, aksidentoi 15-vjeçarin K. M, i cili ishte duke kaluar rrugën.
Pas aksidentit 15-vjeçarit i është dhënë ndihma e parë dhe ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndaj Themelkos ka nisur procedimi penal për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”./Telegrafi/