Telegrafi

Paditet sërish ish-kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski

Sektori për Punë të Brendshme në Manastir deri tek Prokuroria Publike e Manastirit ka ngritur padi penale ndaj ish-kryetarit të Manastirit, Vlladimir Talevski, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Padi penale janë ngritur edhe ndaj tre bashkëpunëtorëve të tij, të dyshuar për “punë të pandërgjegjshme në detyrën zyrtare” S.B. 59 vjeçar, ish-udhëheqës i sektorit të financave dhe kryetar i Komisionit për furnizime publike. M.K. 66 vjeçar jurist në Komunën e Manastirit dhe anëtar i Komisionit për furnizime publike dhe S.P. 55 vjeçar, këshilltar për arsim në Komunën e Manastirit dhe anëtar i Komisionit për furnizime Publike.

Zëdhënësi i SPB-së së Manastirit Sanja Stamatova në konferencë për shtyp tha se i dyshuari i parë Talevski ka tejkaluar kompetencat e tij dhe pa mos nënshkruar aneks marrëveshje, ka lejuar që të kryhet furnizimi me lënd djegëse.

Ish-kryetari i Manastirit për keqpërdorim të detyrës zyrtare dyshohet edhe nga Prokuroria Speciale. Sipas tyre, Talevski ka bërë organizim ilegal të transporit të nxënësve./Telegrafi/