Të punësuarit në komunën e Strugës me iniciale P.A (48) nga fshati Zagraçan i është shqyptuar padi penale për mastrim dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, njofton Telegrafi Maqedoni.
P.A në cilësinë e personit zyrtar, i punësuar në komunën e Strugës duke e keqpërdorur detyrën zyrtare, një personit nga Struga i ka premtuar ndryshim të planit urbanistik por në këmbim ai t’i jep rryshfet prej 12.500 euro.
Personi P.A nga muaji Maj i vitit 2015 ka qenë udhëheqës i inspektoriatit për kontroll të objekteve në qytet. Personit F.R i kishte premtuar se objektin e tij do ta shkruaj si objekt banimi e jo objekt industrial. Shumën e kërkuar prej 12.500 euro P.A e kërkoi 3 herë./Telegrafi/