Telegrafi

Paditet penalisht kryetarja e Institutit të Kontabilistëve, Lençe Papazovska

Policia Financiare ka ngritur padi penale ndaj kryetares së Institutit të Kontabilistëve, Lençe Papazovska, për pagesën e më shumë se 130 mijë euro, personave fizik që asnjëherë nuk kanë kryer asnjë shërbim për Institutin.

Papazova, sipas padisë së dorëzuar nga Policia Financiare, më 2 janar 2017 ka nënshkruar marrëveshje me Odën Ekonomike Ndërkombëtare (OEN) dhe më pas disa herë i ka dhënë para nga Instituti në vlerë prej 160 mijë euro, edhe pse OEN nuk ka kryer asnjë shërbim për Institutin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Padi penale është dorëzuar edhe ndaj një personi zyrtar të OEN.

Ndërsa Papazova këtë mëngjes dha dorëheqje nga pozita e kryetares së Institutit të Kontabilistëve./Telegrafi/