Telegrafi

Paditet penalisht koncesioneri i mëhershëm indian i xeheroreve „Zletova“ dhe „Toranica“

Policia e Probishtipit ka ngritur padi penale ndaj gjashtë drejtorëve të kompanisë indiane ”Indominerals and Metals”, që deri para ca kohësh ishte koncesioner i xeheroreve „Zletova“ dhe „Toranica“, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ndaj tyre rëndon akuza e keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe kompetencave dhe shkaktimin e falimentimit me punë të pandërgjegjshme, dëmtim ose privilegjim të administruesve.

I dyshuari i parë është shtetasi indian P. A. M (70), ndërkaq në mesin e të dyshuarve janë edhe drejtorët e firmave „Marco B. V. Denhag“, „IMM Exploration“ dhe „IMM Global Logistic“, të cilat kanë kapital të ndërlidhur me „Indominerals and Metals“, bën të ditur MPB./Telegrafi/