Site icon Telegrafi

Paditet penalisht ish-kryetarit i Komunës së Jegunovcës

Policia e Tetovës ka ngritur padi penale për ish-kryetarin e komunës së Jegunovcës, Toni Kocevski, dhe kundër personave me iniciale D.S. (42) nga fshati Jançishtë, R.M. (46) nga fshati Bellovishtë dhe ndaj personit D.K. (41) nga Tudence, për shkak dyshimit të kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të detyrës dhe kompetencave zyrtare” dhe “pa përgjegjësi në punë” dhe “bashkëpjesëmarrje”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë mënyrë, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, është dëmtuar buxheti i komunës së Jegunovcës për 214.515 denarë. Gjithashtu, gjatë periudhës nga 01.09.2017 deri më 30.11.2017 ai ka bërë kërkesë për pllaka begatoni, nga një firmë në Tetovë, pastaj ato janë shpërndarë disa personave fizik, me çka është dëmtuar buxheti i komunës së Jegunovcës për 1.057.026 denarë.

Nga MPB theksojnë se gjatë periudhës së viti 2017, personi dytë i lajmëruar, si udhëheqës në fushën e financave në komunën e Jegunovcës dhe kryetar i komisionit për blerje publike, në kundërshtim me Ligjin për blerje publike, ka bërë që të lidhen më shumë kontrata me të njëjtat firma, të cilët kanë pasur procedura për tenderim, ka bërë që t’ju paguhen mjete në para edhe pse nga ana e tyre nuk janë respektuar rregullat ligjore dhe si investitor nuk kanë vepruar sipas projekteve, gjegjësisht nuk kanë bërë inspektim për punën e kryer dhe mallrave të dorëzuar. Në këtë mënyrë i padituri i dytë e ka dëmtuar buxhetin e komunës për 3.176.679 denarë.

Personi i tret i paditur dyshohet se ka dëmtuar buxhetin e komunës për 50.901 denarë, si vozitës në komunën e Jegunovcit nuk ka bërë asnjë raport për mirëmbajtjen e veturave zyrtare.

Personi i katërt i paditur dyshohet për se ka bërë blerje të mjeteve higjienike dhe pijeve për komunën nga firma e cila i kishte skaduar kontrata me komunën. Sipas MPB-së personi i katërt e ka dëmtuar buxhetin e komunës për 21.919 denarë.

Të paditurit, me kryerjen e veprave penale e kanë dëmtuar buxhetin e komunës së Jegunovcës në shumën e përgjithshme për 5.661.354 denarë. /Telegrafi/

Exit mobile version