Zyra e jashtme për punë kriminale në Berovë deri tek Prokuroria Themelore Publike ka dorëzuar padi penale kundër D.N (60), për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.
Siç njoftojnë nga MPB, i paditur si kryetar i Komunës së Berovës, në tre raste ka keqpërdorur detyrën zyrtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“I padituri më 18.11.2015, punëtores administrative V.P nga fshati Budinarci në mënyrë joligjore i ka dhënë kompetenca për vendin e punës, edhe pse nuk i ka plotësuar kushtet për vendin e punës”, thonë nga MPB.
Ish-kryetari i Komunës së Berovës edhe në disa raste tjera ka tejkaluar kompetencat dhe ka shpërdorur detyrën zyrtare./Telegrafi/