Telegrafi

Paditet penalisht edhe Nikolla Mitrevski-Kolo për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend

Nikolla Mitreski-Kolo sot është paditur penalisht, për shkak të ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvend. Ai është i akuzuari i 31-të për rrezikim terrorist të rendit kushtetues.

Prokuroria e ngarkon Mitrevskin së bashku me Aleksandër Vasilevskin-Ninxha, se pas thirrjes së Gruevskit nga Viena kanë ftuar dhjetëra persona të maskuar për të udhëhequr turmën e protestuesve në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mitrevski katër muaj ishte në arrati, ndërsa më pas u dorëzua vetë në polici. Kurse Aleksandar Vasilevski-Ninxha akoma është në arrati.

Në arrati gjithashtu janë edhe tre persona tjerë, për të cilët MPB thotë se fshihen në Maqedoni./Telegrafi/