Telegrafi

Paditet penalisht drejtori i qendrës për kulturë në Kumanovë

Policia e Kumanovës ka ngritur padi penale ndaj S. K, 45 vjeç nga Kumanova, ushtrues detyre, drejtor i qendrës për kulturë „Trajko Prokopiev“, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale, keqpedorim të detyrëz zyrtare dhe kompetencave. Sipas padisë, nga dhjetori i vitit 2015, e deri në maj të këtij viti, në kundërshtim me Ligjin për marrëdhënie pune, drejtori u ka mundësuar 37 të punësuarve në qendrën e lartëpërmendur, që t’i marrin rrogat, edhe pse nuk kanë ardhur në punë gjatë kësaj periudhe.

Drejtori është dashur që t’ua ndërprejë kontratat, por një gjë të këtillë nuk e ka bërë, çka ka sjellë në dëmtimin e buxhetit të shtetit./Telegrafi/