Telegrafi

Paditet penalisht drejtori që detyroi nxënësit në protesta antishqiptare në Prilep

Ndaj drejtorit të shkollës së mesme ”Mirçe Acev” në Prilep, Kire Nikollovski, i cili i ka detyruar nxënësit që të dalin në protesta politike, është ngritur padi penale nga prindi i një nxënësi të shkollës dhe nga dega e LSDM-së në Prilep, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Paditësit thonë se askush nuk ka të drejtë që të keqpërdorë fëmijët dhe nxënësit për qëllime politike. Ministria e arsimit ende nuk ka marrë ndonjë vendim rreth këtij rasti. Safet Neziti nga Ministria e arsimit ka deklaruar për Alsat-M se në javën e ardhshme do të bëhet raporti i detajuar për rastin në fjalë, që më pastaj të ndërmerren hapat konkret ndaj drejtorit të shkollës së lartëpërmendur./Telegrafi/