Sektori për Punë të Brendshme në Shkup deri tek Prokuroria Themelore Publike ka ngritur padi penale ndaj M.I (24) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “vjedhje”.
Nga MPB thonë se M.I veprën penale e ka kryer më 31 mars të këtij viti, kur në një kazino në bulevardin “Aradhat Partizane” është futur në objekt dhe së bashku me një person tjetër të maskuar, kanë marrë 83.910 denarë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nga ana e zyrtarëve policorë është kryer hetim, ku është gjetur një maskë e bardhë e cila është dërguar për hetim, ndërsa M.I është arrestuar”, thonë nga MPB./Telegrafi/