Site icon Telegrafi

Paditet një qytetar i Tetovës, ka vjedhur katër makina

SPB Tetovë ka ngritur padi penale ndaj XH.R (33) nga Tetova, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “marrje të veturës”.

“Në periudhën prej nëntorit të vitit 2017 deri në janar të vitit 2018 i padituri ka marrë një veturë “Mercedes” dhe tre “BMW”. Ai e ka shfrytëzuar mundësinë dhe makinat i ka vjedhur kur pronarët i kanë parkuar dhe i kanë lënë të pambyllura”, thuhet në njoftimin e policisë, përjell Telegrafi Maqedoni.

Në atë mënyrë i dyshuari ka shkaktuar dëm material me vlerë prej rreth 1.786.400 denarë.

Exit mobile version