Pesëdhjetë e tre vjeçari nga Prishtina ia ka vjedhur kartelën bankare një strugani dhe ka tërhequr para nga bankomatet, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas SPB në Ohër, stacioni policor në Strugë ka ngritur padi penale kundër G.H.(53) nga Prishtina. Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej tetë ditëve, një gjobë në mjete financiare dhe ndalesë për hyrje në Republikën e Maqedonisë në kohëzgjatje prej tre viteve.
I padituri G.H. nga bankomati dy herë ka tërhequr fillimisht 10.000 denar, pastaj 20.000 denar, duke e dëmtuar B.T. me 30.000 denar.
Duke e vërejtur se nuk e ka kuletën me veti , i dëmtuari B.T. është drejtuar në bankën prej ku e kanë njoftuar se para një kohe nga llogaria i janë tërhequr 30.000 denar.
I plaçkituri, B. T e ka paraqitur rastin në stacionin policor në Strugë dhe pas sigurimit të informacioneve, policia ka arritur që ta arrestojë G. H, më 13 gusht në tregun e qytetit në Strugës./Telegrafi/