Kundër një 25 vjeçari me iniciale F.Z. është ngritur padi penale për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “tregti me emigrantët”.
Gjykatësi i procedirës paraprake, të paditurit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve.
“Sipas dokumenteve të zbuluara nga hetimet, pardje (22.07.2018) është ndaluar automjeti “Reno” me tabela të Velesit, e drejtuar nga ana e të paditurit F.Z. dhe gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 13 persona emigrantë, në mesin e tre të mitur, të gjithë nga Afganistani. Personat janë të moshës nga 16 deri në 23 vjeç. Iu është ofruar ndihmë mjekësore dhe me ato është bërë bisedë zyrtare”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme. /Telegrafi/